Site icon PrishtinaPress

Policia konfirmon therjen me thikë të mësueses në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 10:30 në ka pranuar një informatë për një përleshje fizike që ka ndodhur në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Lëndime trupore nga mjeti i mprehtë – thikë ka pësuar A.P. 49 vjeçare – mësuese në shkollën “7 Marsi” në këtë lagje.

E dyshuara është B.D. një 38 vjeçare e cila është arrestuar nga policia që ka konfiskuar mjetin me të cilin e ka kryer sulmin.

Policia njofton se hetuesit janë në vendin e ngjarjes ende për të zbardhur rrethanat që kanë çuar deri te ky sulm.

Exit mobile version