Policia e ka konfirmuar se sot në Aktash pati gjuatje me armë zjarri.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se nga të shtënat nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.