1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Policia konfirmon sulmin ndaj Qëndron Kastratit, tregon detajet

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është sulmuar kandidati i PSD-së për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastratit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani e ka konfirmuar lajmin për Insajderin duke thënë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë.

“Po rreth orës 23:00, mbrëmjen e kaluar në fshatin Karaqevë është hap rasti, i cili është klasifikuar si sulm dhe dëmtim i pronës”, tha Hashani.

Pak më parë lajmin e bëri të ditur edhe Shefi i shtabit të Qëndron Kastratit, Arianit Ibrahimi.

Shefi i Shtabit të Qëndron Kastratit ka thënë se mbrëmë është sulmuar kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës.

Arianit Ibrahimi ka postuar në Facebook detaje se si ka ndodhur sulmi.

Ai thotë se një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandida

ës së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.

Postimi i tij i plotë:

Mbrëm rreth orës 22:40 eshte sulmur  Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.

Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok.

Por me gjasë ky nuk është material i mjaftueshëm për policinë sepse të njejtit sulmues fare nuk jane derguar në mbajtje e as nuk është shqiptuar ndonjë mas kundrejt tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img