0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia konfirmon incidentin te “Kafet e Vogla”: Ka të plagosur

Sot rreth orës 21:30, te “Kafet e Vogla” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Indeksonline raporton se si pasojë e një përleshje fizike, një person ka nxjerrë armën dhe ka shtënë me të në drejtim të një viktime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe autoambulanca.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje mbi rastin.

Borovci konfirmoi për Indeksonline se një person është plagosur dhe se i njëjti është dërguar për tretman në QKUK.

“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një  person  është plagosur. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor” pohoi Borovci.

Ai gjithashtu bëri të ditur se është gjetur edhe një armë zjarri në vend të ngjarjes, teksa po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të hetuar rastin.

“Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast” shtoi Borovci për Indeksonline.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img