Policia e Kosovës ka sqaruar se arrestimi i deputetes, Donika Kada-Bujupi dhe Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje, erdhi pasi gjatë kontrollit te të njëjtat janë gjetur dhe konfiskuar një Sprej OC dhe një sferë, e cila dyshohet të jetë gaz lotsjellës.
Sipas Policisë, të njëjtat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.