Site icon PrishtinaPress

Policia, KFOR-i dhe EULEX-i po e monitorojnë situatën e sigurisë në veri

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano, ka deklaruar se Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in si dhe EULEX-in janë duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë në katër komunat veriore, në qendrat e votimit ku po mbahen zgjedhjet për votim ndaj kryetarëve.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në 4 komunat ku po zhvillohet votimi për tërheqjen e kryetarëve”, ka shkruar Barbano në X.

Sot po zhvillohet procesi i votimit në katër komunat veriore.

Qytetarët serbë kështu do të shprehin mendimin për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

Exit mobile version