Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka kërkuar vëmendje të shtuar në ngasje gjatë mjegullës.
Në apelin e tyre thuhet se duhet përdorur dritat e mjegullës dhe duhet të mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes.
Tutje, policia thotë se ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe siç thuhet, mund të kthehet në automjetin tuaj.