Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim për identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit Nafi Abdiovski, i cili po kërkohet për veprën mashtrim.
“Njësiti i Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar që është identifikuar: – ABDIOVSKI NAFI, kërkohet për përfshirje veprën mashtrim”, është kërkesa e Policisë së Kosovës.
Abdiovski është kërkuar nga policia e Kosovës edhe në shtatot të vitit 2024, pasi kishte kërcënuar Policinë e Kosovës pasi ishte arratisur, i njëjti edhe në atë kohë kërkohej për veprën mashtrim.
Në shtator të vitit të kaluar, dyshohet se Abdiovski kishte telefonuar një zyrtar policor në Podujevë që po e hetonte rastin e tij dhe të njëjtin e ka kanosur për shkak të hetimit.
Ndërkaq, i njëjti i dyshuar ishte arratisur nga burgu i Idrizovës në janar të vitit 2023. Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut në atë kohë kishte njoftuar se N.A kishte vuajtur dënimin me burg prej 8 muajsh në Burgun e Shkupit për kryerjen e veprës penale mashtrim.
Abdioski u arrestua fillimisht në shkurt të vitit 2020, siç u raportua në atë kohë, sepse ai tashmë ishte dënuar me gjashtë muaj burg, dhe ai kërkohej për disa krime. /Klankosova.tv