Site icon PrishtinaPress

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për mashtrim në Ferizaj

Policia në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve me qëllim të identifikimit të vendndodhjes dhe kapjen e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografi.

I kërkuari dyshohet se me datën 09.03.2024 në rrugën ”Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka kryer veprën penale ”Mashtrimi”, ku në një lokal ka mashtruar shitësen me një shumë të caktuar të parave.

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të  tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, ose në numrin 192.

Exit mobile version