4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari, ia publikon foton

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari për një rast lëndim i rëndë trupor që është raportuar më 11 gusht në Malishevë.

Policia ka publikuar foton e të dyshuarit, derisa ka kërkuar nga kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

“Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin lëndim i rëndë trupor raportuar me datë 11.08.2023, Gjatë veprimeve hetimore janë siguruar fotografi nga kamerat e sigurisë të personit i cili dyshohet të jetë kryes i kësaj vepre. Në lidhje me rastin deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarit, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë së personit të dyshuar në rast, me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në kërkesë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img