Site icon PrishtinaPress

Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij të riu: Është përfshirë në një vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi.

I dyshuari sipas policisë është i përfshirë në një vjedhje në maj të këtij viti në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2023, në Prishtinë.Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet tutje në njoftim.

Exit mobile version