Site icon PrishtinaPress

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Arben Humaj, i dyshuar për 23 vepra penale

Policia ka bërë të ditur se është në kërkim të personit Arben Humaj, i dyshuar për 23 vepra penale.

Përmes një njoftimi për media, Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë në stacionin më të afërt polico apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është: ARBEN (SAFET) HUMAJ i lindur me 04.02.1988 në Gjakovë me banim ne fshatin Vitomiricë-Pejë, i dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

20- (njëzet) raste për veprën penale ‘Mashtrim,

2-(dy) raste për veprën penale ‘Vjedhje’

1-(një) rast për veprën penale ‘Dhunim’.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykatat Themelore të Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Exit mobile version