Site icon PrishtinaPress

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për zjarrvënie

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për zjarrvënie.

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.

“Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Zjarrvënie’ i ndodhur në qytetin e Gjilanit dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet”, thuhet më tej.

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Exit mobile version