-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar

Policia e Kosovës kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje grabitqare.

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në janar të vitit 2023, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img