4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për lëndim të lehtë trupor

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë Themelore në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit të personit, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, kërkon nga qytetarët bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit NN, për lëndim të lehtë trupor.

Policia bën të ditur se i dyshuari, kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren, “Lëndim i lehtë trupor”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, policia ka bashkëngjitur edhe adresat elektronike dhe numrat për kontakt: 192 (pa pagesë), 038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren, 038-5080-6125 Stacioni Policor – Prizren,  E-mail adresa: info@kosovopolice.com.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img