14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Buy now

spot_img

Policia kërkon bashkëpunim për identifkimin e një personi në Rahovec, thonë se nuk ka aftësi komunikimi

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi, dukje i gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, i vetëm, pa ndonjë dokument identifikimi, për të njejtin, njofton Policia se duket me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese.

Përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij.

“Edhe përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij. Andaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizimin e prokurorit të shtetit lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikim e personi të paraqitur në fotografi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për identitetin, adresën apo ndonjë informacion lidhur me personin e paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” , e-mail info@kosovopolice.com si dhe në stacionin më të afërt policer”, njofton Policia e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img