Policia në Japoni ndaloi një shofer të moshuar, i cili kishte rreth 60 vjet që drejtonte makinën pa patentë.
Policia e Prefekturës Hyogo ndaloi 82-vjeçarin Toshiyuki Ishibashi. Patrullat ndaluan makinën e Ishibashit dhe konstatuan se ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Sipas një prej policëve, kur i kërkoi burrit të tregonte patentën e shoferit, rezultoi se ai nuk kishte asnjë dokument me vete.
Siç ka shpjeguar vetë Ishibashi, patenta e shoferit i është hequr në moshën 20-vjeçare dhe që atëherë nuk e ka marrë më.
Nuk saktësohet se çfarë sanksionesh do të zbatohen për 82-vjeçarin./PrishtinaPress/