4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia kap në flagrancë 26-vjeçarin në Podujevë duke shtënë me armë, shoqërohet në stacion

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Nga të shtënat me armë zjarri u shqetësuan mbrëmë edhe banorët e fshatit Balloc të Podujevës.

Njësia policore që po patrullonte në atë zonë ka zënë në flagrancë një 26-vjeçar duke shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të armës që dyshohet se u përdor në rast, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar.

Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Pas arrestimit, i riu është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img