Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në Prishtinë, të dyshuar se kanë kontrabanduar migrantë.
Dyshohet se personat e arrestuar kanë organizuar kontrabandën me emigrantë duke përdorur Kosovën si vend transit.
Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 24.03.2023-12:00. Zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve-Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prizren, kanë arrestuar shtatë të dyshuar për veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’. Dyshohet se personat e arrestuar kanë organizuar kontrabandën me emigrantë duke përdorur Kosovën si vend transit. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.”, thotë Policia. /Paparaci.com/