Site icon PrishtinaPress

Policia kap 28 vjeçarin në kufi, kontrabandoi mallra nga Maqedonia e Veriut

Më 10.05.2022 rreth orës 15:30, gjatë patrullimit, njësia patrulluese kufitare në fshatin Glloboqicë, ka ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari K.G., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar). 

Gjatë kontrollimit të veturës në hapësirën e brendshme dhe bagazhin e veturës është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave komerciale që dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut.

Mallrat i dorëzohen Doganës së Kosovës, kurse policia inicion rastin ‘kontrabanda me mallra’, rasti me aktvendim të prokurorisë vazhdon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version