Dje në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër shtrejntimit të energjisë elektrike.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në këtë protestë kanë marrur pjesë rreth 200 protestues.
“Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Gjithashtu policia njoftoj se nuk është shënuar asnjë incident në këtë protest.