Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.
Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë aksident, ku ka bërë të ditur se viktima është e gjinisë femërore.
Policia gjithashtu ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë me targa vendore.
“Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Lajmin për Gazetën Express dje e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se policia e ka pranuar informatën në ora 17:40.
Përpos një personi të vdekur, tre persona kanë mbetur të lënduar – një prej tyre ka lëndime të rënda dhe është përcjellir në trajntim mjekësor.
“Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime trupore, njëri nga ta me lëndime më të rënda dhe është përcjellur për trajtim mjekësor“, ka thënë ai.
Po ashtu ai ka treguar se rruga momentalisht është bllokuar.
Polcia e Kosovës ka apeluar nga shofërët që të kenë kujdes në komunikacion.