Site icon PrishtinaPress

Policia jep detaje shtesë për grabitjen e djeshme në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të enjten rreth orës 13 e 30 minuta në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Shuma e grabitur nga personi i armatosur ishte rreth 1 mijë euro, transmeton prishtinapress.net.

I dyshuari ndodhet ende në arrati ndërsa hetuesit e policisë po merren intensivisht me rastin.

“Prishtinë 04.05.2023 – 13:36. Ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se një person i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte marrë rreth 1000 euro para të gatshme. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

 

Exit mobile version