Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë për aksidentin që ndodhi mbrëmë në fshatin Grabanicë të Klinës, ku vdiq një person.
Sipas raportit të policisë, i drejtuari mashkull derisa ishte duke vozitur humb kontrollin pasi që nuk ju përshtatet kushteve të rrugës dhe e ka goditur veturën që po drejtohej nga një grua.
Si pasojë i dyshuari ka vdekur ndërsa, me lëndime trupore kanë pësuar tri gra që ishin në veturën tjetër.
“Fsh.Grabanicë, Klinë, 19.04.2021-21:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos ju përshtat kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka godit një veturë po ashtu me targa vendore që e drejtonte një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit në vendngjarje vdes i dyshuari ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tri femra kosovare. Në vendngjarje ka dal njësitet përkatëse dhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.