Sot rreth orës 04.00 të mëngjesit në rrugën “Nazim Gafurri” është raportuar për një vjedhje në një bankomat.
Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin deri ka dhënë detaje tjera shtesë.
“Me 07.04.2019 rreth ores 04:00 ne Rr.Nazim Gafurri-Prishtinë është raportuar rasti vjedhje e bankomatit. Nga informacionet e para dyshohet se 4 persona të dyshuar, kanë depertuar me force në objektin ku ka qene i vendosur bankomati”, ka thënë Borovci.
Sipas tij, të dyshuarit kanë përdorur substanca shpërthyese dhe kanë marrë sasi të konsiderueshme të parave nga bankomati.
“Nga keqyrja e vendit të ngjarjes është ngritur dyshimi se të dyshuarit duke perdorur substance shperthyese kane arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të parave nga kasaforta e bankomatit dhe me pas janë larguar nga ai lokacion me veturen e tyre”, ka thënë tutje ai.