1.8 C
Pristina
Monday, January 6, 2025

Buy now

spot_img

Policia jep detaje për vrasjen në tentativë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, i dyshuari në kërkim

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.

Policia e cilësoi këtë si ‘vrasje në tentativë’ dhe tha se viktima mori plagë në shpinë dhe se u dërgua për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia. Rasti në hetime”, tha policia në raportin 24-orësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img