Site icon PrishtinaPress

Policia jep detaje për vrasjen e gruas shtatzënë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku gruaja shtatzëne u vra nga ish bashkëshorti.

Sipas policisë, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar ende.

“VRASJE E RËNDË/Prishtinë 30.11.2022 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK është qëlluar me armë zjarri nga një peron i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Prishtinapress/

Exit mobile version