Një aksident tragjik në mes të një motoçiklete dhe veture la të vdekur dy persona, të dielën në Shirokë të Suharekës.
Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit në një prononcim për Gazetën Express ka dhënë informacione për viktimat.
Bëhet fjalë për P.G i lindur në vitin 2004 dhe B.H i lindur në vitin 1993. Viktimat janë nga Prizreni – ata ishinnë motoçikletë.
Më herët, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, ka treguar se shoferi i veturës pasi mori trajtim mjekësor është dërguar në mbajtje për 48 orë.