11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për personin që u gjet pa shenja jete te lumi Klina, ku thuhet se i njëjti ishte larguar nga shtëpia dy ditë më parë.

Përmes raportit 24 orësh, policia njofton se viktima u gjet të martën rreth orës 13:00, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Sipas policisë, familjarët kanë njoftuar se viktima kishte qenë me aftësi të kufizuara (nuk kishte folur).

“Është raportuar se te lumi Klina, nga familjarët e tij ishte gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas familjarëve viktima para dy dite kishte dalë nga shtëpia i cili kishte qenë me aftësi të kufizuara (nuk kishte folur)”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img