0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në minierën e Trepçës në Leposaviq

Një 52 vjeçar, me inicialet M.M. shtetas i Serbisë, ka vdekur të shtunën aksidentalisht, pas shembjes së dheut në një pjesë të minierës së Trepçës në Leposaviq, bëjnë të ditur burime të KP.

Viktima, trupi i të cilit është nxjerr mbrëmë gjatë natës dhe është dërguar për obduksion, ishte kontraktuar si punëtor servisi në Trepçë.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se policia deri tani nuk ka asnjë informacion rreth këtij incidenti.

Ndërsa, në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima mashkull shtetas i Serbisë, derisa ishte duke punuar, dyshohet se në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë.

“Leposaviq 25.04.2020-09:00-09:30. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Serbisë, derisa ishte duke punuar, dyshohet se në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Rasti është në procedurë”, thuhet aty.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img