Mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën Shtërpcë–Prevallë, nga njësitet policore janë ndaluar dy vetura me targa të Çekisë, në të cilat ishin tetë persona.
Gjatë kontrollimit, në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim “Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim “Nema predaje”, gjashtë thika, dy radiolidhje, një shufër hekuri dhe një dron.
“Nga ana e policisë të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin policor në Ferizaj – sektori i hetimeve rajonale për intervistim dhe verifikimin e qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë”.
“Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, me urdhër të tij, janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt”.
“Nga njësiti i migrimit, personave iu është dorëzuar ftesa zyrtare që me datë 07.09.2019 të paraqiten në këtë njësi për procedura të mëtutjeshme”.