Site icon PrishtinaPress

Policia jep detaje për raportimin se ishte vendosur një mjet shpërthyes në një diskotekë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka pranuar një njoftim për një mjet shpërthyes në një lokal natë në Ferizaj. 

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, njësitet e PK-së dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin dhe nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

Raporti i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Ferizaj / 10.08.2024-03:09. Njësitet policore pas pranimit të informatës se, në një lokal nate-diskotekë është vendosur një mjet shpërthyes-bombë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin dhe nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Exit mobile version