Site icon PrishtinaPress

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia raporton se dje në mbrëmje në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë është raportuar se një person në rrethana ende të panjohura, është qëlluar dhe është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati

Viktima për shkak të plagëve është duke marrë tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është duke u hetuar.

Gjithashtu ditën e djeshme në fshatin Komogllav të Ferizajt një fëmijë është goditur nga tensioni i lartë i energjisë elektrike.

Sipas Policisë së Kosovës viktima është dërguar për tretman në QKUK.

“Raportohet se një fëmijë mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke lozur, në rrethana të panjohura është goditur nga tensioni i lartë i rrymës elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është duke u hetuar“, thuhet në njoftim.

Exit mobile version