Viktima për shkak të plagëve është duke marrë tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është duke u hetuar.
Gjithashtu ditën e djeshme në fshatin Komogllav të Ferizajt një fëmijë është goditur nga tensioni i lartë i energjisë elektrike.
Sipas Policisë së Kosovës viktima është dërguar për tretman në QKUK.
“Raportohet se një fëmijë mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke lozur, në rrethana të panjohura është goditur nga tensioni i lartë i rrymës elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është duke u hetuar“, thuhet në njoftim.