Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e IndeksOnline përkitazi me ngjarjen që tronditi Podujevën.
“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prishtinë, Agron Borovci.
Ai ka thënë se të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor ndërsa policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast.