Policia e Kosovës ka thënë detaje për lëndimin e minatorëve gjatë ditës së djeshme me acid në Minierën e Trepçës.
Sipas raportit policor rasti është cilësuar si “lëndim aksidental”.
Tutje thuhet se janë lënduar 12 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Prej tyre dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi.
“Fsh. Stanterg, Mitrovicë / 17.01.2024 – 12:00. Raportohet se në rrethana të panjohura në minierën e Trepçës ka shpërthyer një cisternë me acid ku lëndime trupore kanë pësuar 12 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar”,thuhet në raportin e Policisë së Kosovës”.