Site icon PrishtinaPress

Policia jep detaje për dhunimin e 72-vjçares në Skenderaj

Një grua e moshës 72-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një person i panjohur në Skenderaj.

E moshuara është intervistuar nga hetuesit policorë, ku para tyre ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen e tmerrshme me të cilën u përball, e të cilën dyshohet se ia shkaktoi një i ri i moshës rreth 25-vjeç.

Ndërsa Policia përmes raportit 24 orësh njofton se rasti është raportuar më 6 nëntor 2022.

Një ditë më pas, ajo është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport./Prishtinapress/

Exit mobile version