4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia jep detaje për bastisjet në MINT dhe në pronat e Ridvan Muharremit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth bastisjeve që u kryen të premten në hapësirat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në restorantin “Bukë e Zemër” në Prishtinë, si dhe banesën e afaristit Ridvan Muharremit.

Ky aksion i policisë, rezultoi me arrestimin e dy zyrtarëve të MINT-it, si dhe arrestimin e Ridvan Muharremit, si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore, shkruan Klan Kosova.

Në raportin 24-orësh të Policisë, theksohet se kontrollet në fjalë janë kryer mbi bazën e një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë (Departamenti Special) të lëshuar të enjten.

Tutje, në raport ceket se janë kontrolluar një shtëpi, dy banesa, një lokal afarist dhe dy zyre.

“Me datë 18.08.2023 është zbatuar urdhëresa e datës 17.08.2023 e Gjykatës Themelore në Prishtinë–Departamenti Special për kontrollim, ku janë kontrolluar një shtëpi, dy banesa, një lokal afarist dhe dy zyra”, shton PK-ja.

Në fund, policia tregon se të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img