Site icon PrishtinaPress

Policia jep detaje për arrestimin e ortopedit për ryfshfet – iu sekuestruan para e pajisje mjekësore

Një mjek është arrestuar mesditen e së hënës në Prishtinë, nën dyshimin se ka pranuar ryshfet.

Policia ka dhënë detaje rreth këtij arrestimi në raportin 24 orësh të saj.

Aty bëhet e ditur se në cilësinë e provave i janë sekuestruar një shumë parash, një telefon, si dhe disa pajisje mjekësore.

Klankosova.tv merr vesh se i prangosuri punon si ortoped në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version