Me datë 04.06.2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren ndodhi një vrasje e rëndë.
Në atë kohë dy të dyshuar vëllezër, Senad Kullaj dhe Sead Halilaj kanë vrarë viktimën femër 19 vjeçe.
Shkaku i kësaj tragjedie, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, thuhet të jetë puna që e ndjera shtetase e Shqipërisë e bënte si këngëtare e valltare në Mitrovicë, e që Senad Kullaj ishte kundër, ndaj bashkë me të dyshuarin tjetër për ndihmë në bashkëkryerje Sead Halilaj, më t’u takuar me viktimën në Prizren, e kishte goditur me mjet të mprehtë në pjesë të ndryshme të trupit, plagë këto nga të cilat e njëjta vdiq.
Njëri nga të dyshuarit ishte zënë pas katër vitesh, e i dyshuari i dytë u kap dje, më 30 gusht në Britani ku u ekstradua për në vendin e tij të lindjen.
E lidhur me rastin, detaje kanë dhënë policia.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, për Klankosova.tv, tregoi se si erdhi deri te arrestimi i të dyshuarit kryesor.
“Dy të dyshuarit vëllezër, shtetas të Shqipërisë për një kohë kanë qenë në arrati, njëri nga ata pas disa vitesh është arrestuar dhe është ngritur kallëzim penal ndaj tij, ndërsa tjetri që atëherë ka qenë në arrati. Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren pas hetimeve të vazhdueshme kanë arrit që të marrin informacion se i dyshuari gjendet në Britani të Madhe. Në bashkëpunim me policin e Britanisë së madhe, në kontaktet nëpërmes Zyrës së ndërlidhjes dhe bashkëpunimit, është arrit që të arrestohet dhe të ekstradohet i dyshimti” tregoi detajet Bytyqi.
“Dje me datë 30.08.2024 i dyshimti është intervistuar nga hetuesit në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari është mbrojt në heshtje. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari S.H. tani 31 vjeçar i dyshuar veprën “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, nga Republika e Shqipërisë është ndaluar për 48 orë dhe lënda është proceduar në prokurori”.