1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Policia jep detaje për arrestimet e sotme në Telekom

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin e sotëm në Telekomin e Kosovës ku janë arrestuar katër zyrtarë. Indeksonline më herët raportoi për këtë aksion në të cilin zyrtarët e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Me poshtë komunikata e plotë e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore sot me datë 09.03.2022, ka arrestuar katër (4) persona të dyshuar zyrtarë në Telekomin e Kosovës; një mashkull dhe tri femra kosovar-e, me iniciale (K.J., F.J., M.P., dhe Sh. Sh.), të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë zbatimit të Marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama e lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe një Kompanie të nënshkruar në vitin 2018.

Të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare përkundër faktit se kjo marrëveshje nuk ishte realizuar kanë nënshkruar raporte për përmbushje të kontratës me përmbajtje të rreme dhe me këtë i kanë mundësuar të dyshuarit me iniciale (R. K.) pronar i kompanisë përfitim të kundërligjshëm në vlerë mbi 100,000.00 (Njëqind mijë euro).

I dyshuari i lartcekur (R. K.) pronari i kompanisë i është shmangur paraqitjes në polici dhe i njëjti është në kërkim policor.

Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ndalohen për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img