Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të ditës së Policisë së Kosovës, janë paraparë të realizohen disa aktivitete policore.
Me anë të një komunikatë për media Policia njofton se të gjitha stacionet policore do të aplikohet ‘Porta e hapur’ duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë stacionet policore të PK-së.
Në sheshin Ibrahim Rugova dhe në sheshin Skënderbeu do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00, ku në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.
AGJENDA – 06.09.2023
10:00 – 13:00 – EKSPOZIMI I PAJISJEVE DHE NJËSITEVE POLICORE
(Sheshi ‘Ibrahim Rugova’ dhe sheshi ‘Skënderbeu’)
18:30 – 19:00 – PRITJA E MYSAFIRËVE NË HOTEL VENUS
(Lokacioni: magjistralja Prishtinë-Ferizaj)
19:05 – 19:35 – FJALIMET
19:35 – 21:00 – KOKTEJ RASTI
Në ceremoninë zyrtare, e cila do të mbahet në “Venus”, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare, andaj ftohen mediat të marrin pjesë dhe t’i përcjellin të gjitha aktivitetet e parapara sipas agjendës së planifikuar.