Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit.
Në aksident kanë qenë të përfshirë disa ushtarë të KFOR-it.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka konfirmuar se një veturë e KFOR-it është përfshirë në këtë aksident.
“Rreth orës 14:50, jemi njoftuar për një rast në fshatin Lëbushë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë vesh se bëhet fjalë për një veturë të KFOR-it që ka devijuar nga rruga. Të lënduar nga ky rast nuk ka” deklaroi Gashi për Indeksonline.