Home Baner Policia jep detaje për aksidentin me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia jep detaje për aksidentin me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia ka dhënë detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiq një 20-vjeçar.

Siç njofton policia, transmeton Express, deri te aksidenti ka ardhur kur personi i gjinisë mashkullore, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë të rrugës.

Për pasojë ka vdekur pasagjeri, shtetas i Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:25, në kilometrin 10, drejtimi Vërmicë.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Autostrada Ibrahim Rugova, Km 10 drejtimi Vërmicë,  20.04.2022 – 11:25. Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull,  shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën  duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje.

Exit mobile version