Policia ka dhënë detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiq një 20-vjeçar.
Siç njofton policia, transmeton Express, deri te aksidenti ka ardhur kur personi i gjinisë mashkullore, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë të rrugës.
Për pasojë ka vdekur pasagjeri, shtetas i Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:25, në kilometrin 10, drejtimi Vërmicë.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Autostrada Ibrahim Rugova, Km 10 drejtimi Vërmicë, 20.04.2022 – 11:25. Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.