12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi eskorta e kryeministrit, thotë se është lënduar një grua

Njëra nga veturat e eskortës së kryeministrit Albin Kurti, është aksidentuar mbrëmë rrugës për në Gjilan.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dyshohet që vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin.

AKSIDENT TRAFIKU/Gjilan 11.12.2022, 18:37.​Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa mbrëmë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se nuk ka pasur të lënduar në këtë aksident.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka deklaruar Kryeziu./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img