Ka vazhduar edhe dje aksioni i policisë në Banjskë të Zveçanit, ku gjatë kontrolleve kanë konfiskuar disa armë e municione, shkruan GazetaDemos.
Gjatë aksionit janë konfiskuar dy armë të tipit Karabin njëra me 87 copë fishekë dhe tjetra pa fishekë, poashtu janë konfiskuar edhe dy armë gjuetie njëra me 74 copë fishekë dhe tjera me 10 copë fishekë. Të gjitha armët ishin pa leje dhe rastet do të trajtohen në porocedurë të rregullt.
Armët e konfiskuara janë gjetur në katër shtëpi të ndryshme të gjitha në Banjsko të Zveçanit.
“Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë ” Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin” pa municion. Me vendim të prokurorit arma e gjetura është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 14:35. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 10 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./GazetaDemos/