Site icon PrishtinaPress

Policia jep detaje mbi plagosjen në Qirez të Skenderajt

Një plagosje ka ndodhur më herët në fshatin Qirez të Skenderajt.

Burimet fillestare pohuan mbi rrethana të paqarta, teksa në vendin e ngjarjes arriti edhe Policia, e cila nisi hetimet.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin për Indeksonline, duke thënë se viktima plagosi veten aksidentalisht, me një armë gjuetie.

“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një person i moshes madhore, si pasojë e vetëplagosjes aksidentale me armë gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj. Njësitet përkatëse janë duke trajtuar rastin!” deklaroi Zahiti./Indeksonline/

Exit mobile version