6.6 C
Pristina
Saturday, February 1, 2025

Buy now

spot_img

Policia jep detaje lidhur me dyshimin për mjet shpërthyes në Rrugën B

Policia nuk ka gjetur asgjë në çantën që u gjet në një pjesë të Rrugës B në kryeqytet.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se informata për mjet dyshues në rrugën “Jakov Xoxa”  është pranuar rreth orës 14:00.

Derisa pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk  bëhet fjalë për mjet shpërthyes”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img