Patrulla Italiane ka marrë çelësat e një veture të re policie – një Lamborghini Huracan.
Vetura e re do të vozitet nga policia patrulluese në Bolonja dhe do të përdoret për operacione normale të policisë dhe për transportim emergjent të gjakut dhe organeve.
Huracani i parë që i ishte dërguar policisë italiane në Romë më 2015, dhe që nga atëherë vetura ka qenë në operim, transmeton Gazeta Express.
Brenda, vetura është pajisur me një tablet, një video-kamerë dhe një kompjuter që do t’i lejojë autoritetet lokale të kryejnë të gjitha operacionet e zakonshme policore.